Sporti

Ylli i Uellsit kritikon ashpër UEFA: “Format qesharak, vetëm ne luajtëm me pak tifozë”

06/27/2021 16:27
nga:Lorik J

Pasi luajtën dy ndeshjet e para të turneut në Azerbajxhan, Uells u ndesh me Italinë në Romë para se të takohej me Danimarkët në Amsterdam.

Tre nga katër kundërshtarët kishin një numër të konsiderueshëm të tifozëve, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tifozëve të Uellsit ishin në gjendje të ndiqnin ndeshjet.

Chis Gunter, mbrojtës i ekipit të Page, kritikoi ashpër UEFA në lidhje me këtë:

“Çdo ekip kombëtar kishte tifozë kudo që shkonin, por Uells jo, përveç 350 që thyen rregullat e qeverisë dhe na mbështetën. Ne merituam më shumë. Ishte qesharak ky formati i turneut”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport