Sporti

Ylli i Tottenhamit përplas Ferrarin para ndeshjes kyçe të Ligës së Kampionëve

01/28/2026 09:08
nga:Lorik J

Sezoni i tmerrshëm i Tottenhamit ka pësuar një goditje të re pasi lojtari yll i ekipit, Kolo Muani, u përfshi në një aksident me makinë disa orë para një ndeshjeje kyçe të Ligës së Kampionëve në Gjermani kundër Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi francez e përplasi Ferrarin ndërsa po udhëtonte drejt aeroportit të Stansted pas stërvitjes për të kapur një fluturim për në Frankfurt.

Për fat të mirë, futbollisti nuk është lënduar.

Shoku i skuadrës së Kolo Muanit te Tottenhami, Wilson Odober, ishte në një makinë pas tij dhe ndaloi menjëherë për t’u siguruar që bashkëkombësi i tij ishte mirë. Dyshja nuk fluturoi me grupin kryesor për në Gjermani, por pritet t’i bashkohet skuadrës më vonë dhe të jenë të disponueshëm për ndeshjen.

/GazetaBlic Sport