Sporti

Ylli i PSV-së, Xavi Simons: Më mungon Franca

02/13/2023 19:46
nga:E K

Ylli i PSV-së, Xavi Simons e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në Francë.

Sulmuesi i PSV-së, i cili u largua nga PSG verën e kaluar, shpreson për një rikthim në Paris në të ardhmen.

Më mungon Franca. Qyteti i Parisit është i pabesueshëm, me të vërtetë një metropol. Eindhoven është shumë më i qetë”, tha holandezi për NoS Sport.

Simons është duke bërë një sezon të madh me skuadrën holandez, dhe tashmë PSG është duke e menduar rikthimin e tij në ‘Parkun e Princave’.