Nuno Mendes ka pësuar dëmtim të rëndë ndaj Uruguait dhe mund të humbasë Kupën e Botës, raporton L’Equipe.
Në seancën e fundit stërvitore të përzgjedhjes portugeze ka munguar edhe Cristiano Ronaldo, pa u vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në ndeshjen e fundit të grupit të Seleçaos.
A do ta shohim sërish Nuno Mendes para përfundimit të Kupës së Botës? I lënduar gjatë fitores së Portugalisë kundër Uruguait të hënën (2-0), Nuno Mendes tashmë është jashtë ndeshjes së tretë të Seleçao.
Por, siç raportohet nga L’Equipe, ai mund të mos jetë i disponueshëm deri në fund të Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport