Sporti

Ylli i Milanit bëhet baba i binjakëve

11/10/2024 07:55
nga:E K

Pasi shënoi kundër Cagliarit të shtunën, ylli i Milanit, Rafael Leao, njoftoi se është bërë baba i binjakëve.

Ylli portugez shënoi dy gola, por nuk u mjaftuan kuqezinjve, të cilët pranuan në fund barazimin 3-3, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi njoftoi se do të bëhej baba dhe “Gazzetta” bëri të ditur se binjakët kanë lindur para kohe disa javë më parë. Leao dhe partnerja e tij kanë vendosur të mos e bëjnë publik lajmin.

Leao e ka bërë tashmë njoftimin në Instagram, duke postuar një foto të festimit të golit të tij në Cagliari me inicialet L dhe T që qëndrojnë për Leonardo dhe Thiago, emrat e fëmijëve të tij.