Nuk ishte nisje që të gjithë kishim menduar, por sërish vlejnë tre pikët. Pavarësisht lojës së bukur dhe plot dominancë, Portugalia e Cristiano Ronaldo, nuk shkuar më shumë se një fitore me shumë vuajtje, në sfidën hapëse të rrugëtimit të tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut kanë mundur, 2 me 1, Çekinë.
Pa diskutimin më të vogël të gjithë djemtë e tekniku, Roberto Martinez shkëlqyen në fushën e blertë, mirëpo njëri prej tyre më shuëm nga të gjithë. Bëhet fjalë për “fantazistin” e mesfushës, Vitinha, me “yllin” e Paris Saint-Germain, që tregoi edhe njëherë që ka potencialin e duhur, për t’u bërë një prej më të mirëve të historisë.
Me plot raste shënimi të krijuara, me një saktësi në pasime prej 90%, me shumë duele të fituara, si dhe me plot 11.3 kilometra të përshkruar rreth fushës, 24-vjeçari nuk i “shpëtoi syrit”, të UEFA-s, të cilët vendosën ta shpallnin turkun “Man of the Match”, duke vërtetuar edhe njëherë se Euro 2024 do të jetë Evropiani i të rinjve, ku deri më tani “yje”, si Lamine Yamal, Jude Bellingham, Pedri, Florian Wirtz, Jamal Musiala, Arda Guler e shumë të tjerë po tregojnë potencialin e tyre.