Alexis Mac Allister ka folur për një padi të ngritur kundër tij nga ish e dashura e tij pasi ai u nda me të pak ditë pas fitimit të Kupës së Botës 2022 me Argjentinën.
Mesfushori argjentinas është paditur nga ish-partnerja e tij Camila Mayan. Modelja, e cila ishte me lojtarin e Liverpoolit për pesë vite, kërkon kompensim financiar prej tij për vitet që kanë jetuar së bashku jashtë vendit, transmeton GazetaBlic Sport.
Ajo gjithashtu e akuzon atë se ruan gjërat e saj dhe e tradhtoi me Aileen Cova, partneren e tij aktuale.
Duke folur nga makina e tij përpara përplasjes së Argjentinës me Paraguajn, Mac Allister komentoi situatën.
“Nuk kishte më lidhje. Ajo mori rrugën e saj, unë mora timen dhe kaq. Sa për pjesën tjetër, (çështja) gjithçka është në gjykatë ku duhet dhe ne jemi duke pritur. Në atë kohë kemi diskutuar çfarë kishim nevojë të diskutonim, por padyshim ishte vendimi i saj, është mirë dhe ajo është brenda të drejtave të saj”, tha ai.
/GazetaBlic Sport.