Sporti

Ylli i futbollit amerikan mund të dënohet me mbi 50 vjet burg, këto janë detajet e një rasti të tmerrshëm

11/10/2021 22:36
nga:Lorik J

Lojtari i futbollit amerikan, Henry Ruggs, 22 vjeçar, mund përballet me 50 vjet burg për shkak të një aksidenti fatal me makinë teksa drejtonte nën ndikimin e alkoolit.

Policia njoftoi se Ruggs po ngiste me shpejtësi 251 kilometra në orë rreth orës 3:40 të mëngjesit të javës së kaluar, me 1.61 promilje alkoolit në gjakun e tij dhe në një gjendje të tillë ka shkaktuar një përplasje frontale me një automjet tjetër në të cilin ka mbetur i vdekur një pasagjere 23-vjeçare.

Vajza fatkeqe ishte Tina Tintor, me origjinë nga Serbia dhe në aksident mbetën të vrarë dy qentë e saj, pasi vetura e saj ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes, ndaj nuk kishte rrugëdalje.

Ai përballet me dënimin maksimal për vrasjen e një vajze dhe qenit të saj dhe nëse shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, Ruggs mund të marrë një dënim prej mbi 50 vjet burg. Seanca është caktuar për në dhjetor.

/GazetaBlic Sport