Ylli i “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan është shprehur se viti që lamë pas ka qenë shumë i trishtuar pasi humbi babanë e tij.
Duke folur për “The Telegraph”, aktori foli për suksesin e madh të Belfast, “Është një gjë e çuditshme ta mbyllësh vitin me gjithë këtë pozitivitet – me kaq shumë lëvdata për Belfast-in dhe shumë biseda të mira për The Tourist, sepse në shumë nivele ka qenë viti më i keq i jetës sime dhe më i vështiri”- u shpreh aktori, përcjell GazetaBlic.
Ai u shpreh me shumë dashuri për babain e tij: “Me të vërtetë, ju mund të kërkoni shumë larg dhe do të ishte shumë e vështirë të gjeje diçka negative për të thënë për babanë tim. Ai ishte një fener pozitiviteti – kjo është përparësia ime”, ishin fjalët e tij.
“Ai trajton personin që pastron gjykatën njësoj siç trajton gjyqtarin”. Babi kishte kohë për të gjithë”, shtoi ai ndërkohë.
Dornan ka humbur babanë e tij nga Covid-19 në muajin Mars./GazetaBlic/


