Sporti

Ylli i Cityt ftoi të gjithë bashkëlojtarët e tij në dasmë | Vetëm dy i shkuan!

06/25/2023 16:18
nga:Lorik J

Gjashtë ditë pasi mundi Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve me Spanjën, ylli i Manchester Cityt, Aymeric Laporte është martuar. Ai ishte në një lidhje të gjatë me balerinën Sara Botello dhe të shtunën vendosën ta zyrtarizojnë këtë lidhje dhe bënë një festë të madhe.

Laporte ftoi të gjithë bashkëlojtarët e tij nga City, të cilët sapo fituan tripletën. Mirëpo, mediat spanjolle shkruajnë se lojtari ka mbetur shumë i zhgënjyer me pjesëmarrjen. Gjegjësisht, në dasmë u shfaqën vetëm dy lojtarë të Cityt – Erling Haaland dhe kolegu i kombëtares, Rodri.

Është e mundur që sezoni më i trofeshëm ndonjëherë të jetë edhe i fundit me fanellën e Cityt për një lojtar me origjinë baske. Prej disa kohësh ka spekulime për largimin e tij dhe Transfermarkt e vlerëson 29-vjeçarin në 25 milionë euro.

/GazetaBlic Sport