Sporti

Ylli i Cityt dhe Spanjës, Rodri nuk ka humbur asnjë ndeshje për saktësisht një vit!

03/28/2024 09:29
nga:Lorik J

Kapiteni i kombëtares spanjolle dhe ylli i Manchester Cityt, Rodri ka një arritje të pabesueshme në karrierën e tij. Një nga asetet kryesore të Pep Guardiolës ka një vit që nuk ka humbur asnjë ndeshje për klubin apo kombëtaren. Humbja e fundit e Rodrit ishte ndaj Skocisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian më 28 mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë e deri më sot, Manchester City dhe Spanja janë të pamposhtur në ndeshjet në të cilat luajti Rodri. Së fundmi Spanja humbi ndaj Kolumbisë në një ndeshje miqësore, por trajneri Luis de la Fuente e pushoi Rodrigon në atë ndeshje. Në ndeshjen e radhës luajti dhe ishte lojtari më i mirë në barazimin me Brazilin.

Në periudhën e tij të pamposhtur, Rodri fitoi Champions League, Premier League, FA Cup, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube me Cityn. Disa theksojnë se ai humbi Community Shield nga Arsenali, por ajo ndeshje përfundoi në barazim pas 120 minutash dhe zyrtarisht njihet si barazim.

/GazetaBlic Sport