Sporti

Ylli i Cityt, Benjamin Mendy, u transferua në burgun e sigurisë së lartë

01/05/2022 08:20
nga:Lorik J

Futbollisti i suspenduar i Manchester Cityt, Benjamin Mendy u transferua në një burg të sigurisë së lartë vetëm disa ditë përpara Krishtlindjeve mes frikës për sigurinë e tij.

27-vjeçari, i cili tani akuzohet për shtatë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual, u transferua në burgun e Manchesterit më 23 dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti francez u transferua në burgun e sigurisë së lartë në Manchester një ditë pasi akuza e shtatë për përdhunim u ngrit kundër tij.

Një burim i tha The Sun: “Të dy Mendy dhe Matturie janë zhvendosur sepse rasti i tyre është i profilit të lartë.”

/GazetaBlic Sport