Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, ka kërkuar leje për t’u larguar nga kombëgtarja e Francës për arsye personale.
N’Golo Kante i kërkoi Didier Deschamps të martën leje për t’u larguar nga grumbullimi për arsye personale, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri pranoi kërkesën e mesfushorit të tij, i cili megjithatë duhet të rikthehet pak më vonë gjatë javës kur “Blues” do të përballen me Bregun e Fildishtë të premten (21:15) në Marseille.
Kante nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore.
/GazetaBlic Sport


