Ylli i Bayern Munichut, Leroy Sane është rikthyer në stërvitjet e Bayernit. 28-vjeçari mori pjesë në stërvitje dhe disa ushtrime me shokët e tij përpara se të vazhdonte me punën e tij individuale me program.
Sane pësoi lëndim në pranverë dhe duhej të humbiste gjysmën e dytë të sezonit për shkak të lëndimit. Pas eliminimit nga Euro 2024, Sane iu nënshtrua një operacioni.
Nuk dihet ende se kur do të mund të rikuperohet plotësisht anësori për të qenë gati për ndeshjet.
/GazetaBlic Sport