Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Benjamin Pavard së fundmi.
Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich dhe nuk duket afër rinovimit. Sky Sport madje raporton se performanca e tij në stërvitje ishte një hap më poshtë. Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, 26-vjeçari francez ka shtuar pengesat, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazeta Bild zbulon se Pavard u arrestua nga policia, rreth gjashtë javë më parë, në gjendje të dehur – teksa po voziste automjetit të tij. Rezultati final ishte një patent shofer i konfiskuar, para sanksioneve të tjera të mundshme, dhe një gjobë e vendosur edhe nga Bayern Munich.
Bild siguron se Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit, ka ndërhyrë dy ditë pas incidentit, për të vendosur një gjobë të lartë, pesëshifrore…
/GazetaBlic Sport


