Sporti

Ylli i Bayern Munich rezulton pozitiv me Covid-19

07/27/2021 16:22
nga:L J

Bayern Munich njoftoi të martën se mesfushori i tyre, Corentin Tolisso, ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Lojtari aktualisht është në izolim në Francë.

Corentin Tolisso kishte një sezon të komplikuar ku pësoi një dëmtim të muskulit në kofshë, gjë që e largoi atë nga fusha për shumë javë.

“Corentin Tolisso ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ai është në izolim shtëpiak në Francë”, shkruan Bayern.

/GazetaBlic Sport