Një futbollist i Manchester Cityt i huazuar në Barcelonë ka shkaktuar një mini-skandal. Cancelo nuk ka dashur të bëjë foto me njerëzit para stadiumit.
Cancelo u filmua duke u thënë atyre se ishin të mërzitshëm. Ai nuk mundi t’i ndalonte në stërvitje, por ata disi ia dolën të bënin me forcë një foto me futbollistin e Barcelonës. Cancelo ka marrë kritika për këtë dhe ka shpjeguar në Instagram pse nuk ka dashur të fotografohet.
“Për marrëzitë që më shkruani në komente, më duhet të them disa gjëra, së pari, këta nuk janë tifozë, janë fëmijë 20-vjeçarë që janë çdo ditë në derën e qendrës stërvitore ose ne park kur eci me vajzen time apo kur darkoj me te dashuren më kerkojnë autografe dhe i shesin më vonë dhe kjo përsëritet ditë pas dite, këta janë njerëz që nuk respektojnë hapësiren e tjerëve, nuk janë tifozë të vërtetë”, shpjegoi Cancelo.


