Sporti

Ylli i Barcelonës do të operohet, mungon katër muaj

12/07/2021 14:04
nga:Lorik J

Sergi Roberto do të kishte dashur të shtrëngonte dhëmbët dhe të ndihmonte Barcelonën në ndeshjen vendimtare të nesërme kundër Bayern Munichut.

Mbrojtësi spanjoll, megjithatë, do të udhëtojë sot në Finlandë për t’iu nënshtruar një operacioni për të zgjidhur problemin në këmbën e djathtë që e ka penguar atë vitin e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti do të operohet nesër nga kirurgu, Lasse Lempainen.

Sergi Roberto, raporton Sport, do të shoqërohet nga mjekët e klubit dhe pasi të përfundojë periudha postoperative, ai do të kthehet në Barcelonë për të filluar rehabilitimin.

Ai do të jetë jashtë fushave për rreth katër muaj.

/GazetaBlic Sport