Foden mbetet jashtë finales së “Euro 2020”.
Phil Foden ka pësuar lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për finalen e “Euro 2020”.
Selektori anglez, Gareth Southgate duhet të mendojë sesi t’i qaset finales së “Euro 2020” pa Phil Foden, sepse futbollisti i Manchester Cityt ka pësuar lëndim.
Në fakt, Foden sot nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore me shokët e skuadrës.
Sipas mediave angleze ai ka pësuar një lëndim në gju ditën e djeshme gjë që ka pamundësuar paraqitjen e tij në seancën stërvitore.
Mirëpo, ka shumë gjasa që ai të mbesë jashtë finales së “Euro 2020” që do të zhvillohet nesër.


