Sporti

Ylli gjerman paralajmëron Anglinë: Wembley më sjell fat

06/27/2021 14:15
nga:E K

Sulmuesi i Gjermanisë, Serge Gnabry, ka folur në konferencë për shtyp në prag të përballjes së fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

“Sa herë që kthehem në Londër, rezultati më ka buzëqeshur”, ka thënë ylli i Bayern Munich.

“Kemi respekt të madh për Anglinë, pavarësisht nga ato që thuhet në media. Jemi të përqendruar të ndeshjes, duam të bëjmë një paraqitje si ajo që kemi bërë Portugalisë dhe ta mundim Anglinë”, tha Gnabry.

Ndeshja Angli – Gjermani do të zhvillohet të martën në ora 18:00.