Golden Eagle Ylli ka siguruar gjysmëfinalen e “Final8” Kupës së Kosovës në basketboll.
Ylli ka fituar sot ndaj KB Dritës me rezultatin e thellë 116-57 në ndeshjen që u zhvillua në Palestrën “Karagaçi”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ashtu siç pritej, Ylli që ishte favorit absolut – nuk kishte probleme ndaj KB Dritës dhe kaloi tutje në gjysmëfinale të kompeticionit.
Basketbollisti më i dalluar në këtë ballafaqim ishte Gëzim Morina me 18 pikë të shënuara.
KB Golden Eagle Ylli tani do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e duelit Ponte Prizreni – Bashkimi.
/GazetaBlic Sport


