Sporti

Ylli anglez dëshiron largimin nga Manchester United

11/11/2021 11:38
nga:E K

Dean Henderson dëshiron të largohet nga Manchester United në fund të sezonit nëse nuk arrin të marrë vendin në formacionin bazë para David de Geas.

Sipas ‘Daily Mail‘, portieri 24-vjeçar është i pakënaqur që është në stolin e ‘Djajve të Kuq‘, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo situatë bëri që ai të mbetej jashtë skuadrës së Anglisë për të tretën herë që nga Europiani, ku pati një dëmtim që i ndaloi vazhdimësinë e formës së mirë.

Dean Henderson do të marrë një vendim vetëm në fund të sezonit dhe do të mbetet te United edhe pas merkatos dimërore.

/GazetaBlic Sport/