Sporti

Ylli anglez bënë një premtim: Nëse Anglia e fiton ‘Euro 2020’ unë do të pijë birrë për herë të parë

06/10/2021 12:19
nga:E K

Declan Rice ka premtuar të provojë një birrë për herë të parë nëse Anglia fiton Euro këtë verë por nuk ka premtuar që ai ta përfundojë atë.

Mesfushori 22-vjeçar, i cili ka fituar një vend në skuadrën e Gareth Southgate pas një sezoni mbresëlënës me ëest Ham, pritet të luajë për ‘Tre Luanët’ në ndeshjen hapëse të Grupit D kundër Kroacisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rice ka thënë se njerëzit quditen kur ai u thotë se nuk ka provuar asnjëherë birrë por do t’a bëjë këtë nëse Anglia e fiton Kampionatin.

“A e dini se çfarë, deri më sot nuk kam pirë kurrë birrë. Kjo është e vërteta“, tha fillimisht ai.

“Asnjëherë nuk kam pirë. Unë në të vërtetë nuk jam (pirës). Nëse Anglia fiton? Po. Do ta provoj – por ndoshta do ta pështyj”, përfundoi Rice.

/GazetaBlic Sport/