Sporti

Ylli Aga flet për ‘GazetaBlic Sport’: “Për Poloninë ndeshja ndaj Shqipërisë do jetë si një finale – kuqezinjtë do japin maksimumin”

2 vite më parë
nga:E K

Shqipëria nis ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian ndaj Polonisë.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë të ‘grupit E’ e zhvillojnë në udhëtim në Poloni në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin ‘PGE Narodowy’, shkruan GazetaBlic Sport.

Polonia e nisi keq kampanjën e tyre duke humbur ndaj Çekisë me rezultat 3-1, kurse do të mundohen që këtë ta përmirësojnë pikërisht ndaj Shqipërisë.

Komentatori i njohur shqiptar i futbollit, Ylli Aga në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport‘ tha se për polakët kjo ndeshje do të jetë si një finale, duke shtuar faktin se hyjnë në takim pas humbjes nga Çekia.

Ndeshjen e kombëtares e pres me shumë emocion. Ndaj Polonisë ka qenë gjithmonë e vështirë, por këtë rradhë me duket dyfish më e vështirë. Kjo pasi polakët janë ende në letër favoritët në grupin tonë, luajnë në shtëpi ku mbeshtetja e tifozëve është gjithmonë e madhe, si dhe vijnë maksimalisht të karikuar pas një loje të dobët dhe humbje me Çekinë, duke bërë që sfida me kuqezinjtë tanë merr trajtën e një finaleje për ta. Si te mos mjaftonin këto, kuqezinjtë tanë vijnë me disa problematika, mbi të gjitha mungesa e gati gjysmës se titullareve, si dhe kohën e pakët ne dispozicion te stafit te ri, që nuk mundi të provohej me një ndeshje miqësore.

Por, të gjitha këto do te amortizohen, në momentin e startit të ndeshjes. Kjo pasi, në fushë e sigurtë, do të jetë një formacion i etur për të dhënë maksimumim, për ta nisur në mënyrën e duhur këto kualifikuese. Shpresoj shumë, që maksimumi i kuqezinjëve tanë të jetë i mjaftueshëm për të dalë me një rezultat pozitiv“, deklaroi Ylli Aga për ‘GazetaBlic Sport’.