Klubi i FC Suharekës është shpallur kampion i Ligës së Parë, grupi A dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës në futboll.
Suhareka ishte bindshëm ekipi më i mirë në grup dhe me meritë u inkuadrua në Superligë, përcjell GazetaBlic Sport.
Yll Hoxha, kapiteni i FC Suharekës thotë se beson shumë në projektin e klubit, teksa beson se do jenë një nga më të organizuarat në Superligë.
“Besoj që do jetë klub shumë serioz në të ardhmen, një nga klubet më të organizuara – me ambicie shumë të mëdha”, tha Yll Hoxha në emisionin Kampionët.
Hoxha nuk harroi të përmend as ish trajnerin e Suharekës, Granit Begollin, i cili ishte fillimisht tek Suhareka, për të cilin thotë se ishte pikënisja e projektit, më pas falënderoi edhe Arsim Thaqin, trajnerin aktual të Suharekës.
“Është bë një punë shumë e mirë që nga Begolli kur është nisë, të cilin duhet ta falënderojmë, sepse ka qenë pikënisja, edhe tani te trajneri i tanishëm, Arsimi. Kemi shkuar dy herë në mini përgatitje, kjo na ka ndihmu shumë. Klubi ka qenë tejet korrekt. Për 8 muaj kemi shkuar në gjysmëfinale dhe jemi ngjitur në Superligë, andaj është bërë një punë e gjithanshme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport