Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur dje nga Polonia në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës me rezultatin 0:1.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka postuar një fotografi pas ndeshjes – ku ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe që ia kanë dhënë mbrëmë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja postimi i tij:
“Luftuam fortë, edhe pse rezultati nuk ishte i dëshiruari. Faleminderit shumë tifozave për përkrahjen e madhe”, shkroi Ylber Ramadani.
/GazetaBlic Sport



