Mesfushori i Lecces, Ylber Ramadani, foli për DAZN pas barazimit 1-1 kundër Juventusit: “E kam thënë këtë që nga fillimi i vitit, për mua ky është grupi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, sepse djemtë më të rinj na dëgjojnë ne më të vjetrit që kemi pak më shumë përvojë”.
“Jemi të lumtur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Do të luajmë përsëri pas tri ditësh dhe duhet të jemi të përgatitur”.
Lecce shmangu humbjen në një ndeshje jashtë fushe të Serie A kundër Juventusit për herë të parë që nga 2 maji 2012: një barazim 1-1, me golin e Claudio Marchisio të barazuar nga Andrea Bertolacci.


