Sporti

Ylber Kastrati largohet nga futbolli kosovar – e vazhdon jetën në Gjermani

05/06/2022 17:40
nga:E K

Futbollisti kosovar, Ylber Kastrati ka vendosur të largohet nga skena e futbollit vendor.

Largimi i tij nga SC Gjilani u njoftua në mesjavë para derbit me Dritën, ku ai u vlerësua me një organizim falënderurs për kontributin e tij nga drejtuesit e klubit.

Mbrojtësi kosovar i cili u aktivizua për 15 vite te Gjilani ka vendosur që të largohet tërësisht nga shteti ynë.

Siç mëson GazetaBlic Sport, Kastrati ka vendosur që jetën e tij ta vazhdojë në Gjermani.

Ai do të bashkohet atje me familjen e tij dhe nuk do të luajë më në futbollin vendor.

/GazetaBlic Sport/