Sporti

Yjet e mëdhenj prezantojnë shortin e Kupës së Botës 2026

12/03/2025 11:31
nga:Lorik J

FIFA ka zbuluar posterin për ceremoninë më 5 dhjetor.

Heidi Klum, Kevin Hart dhe Danny Ramirez do të prezantojnë shortin për fazën finale të Kupës së Botës, në një ceremoni që do të përfshijë performanca live nga Andrea Bocelli, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Village People.

Ky event do të mbahet të premten, më 5 dhjetor, në Qendrën John F. Kennedy për Artet Performuese në Washington D.C, SHBA.

Klum dhe Hart do të shërbejnë si prezantues kryesorë të shfaqjes, ndërsa Ramirez, i njohur për rolin e tij në Top Gun: Maverick, do të intervistojë personalitete të tjera të futbollit dhe yje të pranishëm në këtë ceremoni.

/GazetaBlic Sport