Sporti

Yjet e Kombëtares urojnë për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

02/17/2025 13:54
nga:G B

Yjet e Kombëtares e kanë uruar sot përmes rrjeteve sociale 17 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi ishin dy prej yjeve më të hershme të Dardanëve që e bënë urimin përmes Instastory,.

“Urime dita e pavarësisë Kosovë”, shkroi futbollisti i Lillet, teksa ishte i mbështjellë me flamur në foto, ndërsa postimit ia përcolli edhe një flamur të Kosovës dhe një zemër të kuqe.

“Urime dita e Pavarësisë së Kosovës”, shkroi futbollisti i Mallorcas, duke e shfaqur edhe flamurin e shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës pritet që edhe yjet tjerë të futbollit kosovar, por edhe të atij shqiptar në përgjithësi, t’i bëjnë urimet e tyre për ditëlindjen e shtetit të Kosovës.