Lajme

Yjet e industrisë së filmit shkelin tapetin e kuq të Kanës, merr pjesë edhe Kosova

07/17/2021 20:37
nga:M K

Ceremonia kryesore e festivalit prestigjioz të filmit në Kanë është duke u mbajtur sonte.

Yjet e filmave konkurrues vetëm se kanë kaluar në tapetin e kuq, ku në mes të yjeve te industrisë së filmit i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

Në tepihun e kuq ishte edhe regjisori i filmi “Pa vend” të Kosovës, Samir Karahoda, i cili sonte është në garë për “Palmën e Artë”.

Parakalimin e bënë edhe juria e filmit bashkë me kryetarin Spike Lee, që është njeriu i parë me ngjyrë në historinë e festivalit që u bë president i ekipit vlerësues të filmave.

Po ashtu parakaluan edhe shumë ekipe të filmave konkurues siç janë “Memoria”, “The Sparks for ANNETTE”, “HA’BERECH (Le Genou d’Ahed / Ahed’s knee)”, “OSS 117 RED ALERT IN BLACK AFRICA”, dhe shumë të tjerë.

Tapetin e shkelën edhe shumë aktorë të njohur si Sharon Stone, Melanie Thierry, Caleb Landry Jones dhe Marco Bellocchio.