Sporti

I lidhur me shumë klube evropiane, Dortmundi paralajmëron Erling Haalandin

12/30/2021 08:20
nga:Mergim Rreci

Dortmundi ka paralajmëruar Erling Haaland se ata duan që sulmuesi të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë për të ardhmen e tij deri në fund të shkurtit.

Sipas Bild , Dortmundi dëshiron të dijë nëse lojtari do të aktivizojë klauzolën e përfundimit prej 75 milionë eurosh në fund të sezonit apo jo, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra gjermane synon të përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe duhet të kuptojë nëse do të llogarisë apo jo te golashënuesi.

Haaland vazhdon të lidhet me klubet kryesore evropiane dhe menaxheri i tij Mino Raiola ende nuk e ka sqaruar situatën.

/GazetaBlic Sport/