Sporti

Spanjë – Francë, finalja e Ligës së Kombeve – Mësoni datën dhe detajet e tjera të kësaj ndeshje

10/08/2021 08:39
nga:Mergim Rreci

Pas fitores ndaj Belgjikës me rezultatin 2:3, Franca ka siguruar kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve.

Franca do të luajë ndaj Spanjës të dielën në kuadër të finales së madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin e Milanit, në “San Siro”.

Ndërkohë Italia dhe Belgjika do të luajnë për vendin e tretë në stadiumin e Juventusit në “Allianz”.

Fituesi i kompeticionit të Ligës së Kombeve do të fitojë një shumë prej 10 milionë eurove.

/GazetaBlic Sport/