Paris Saint-Germain vendosi të shtyjë kampin stërvitor që kishte planifikuar në Katar dhe një lojë miqësore në Riad të Arabisë Saudite.
Klubi parizian e justifikon vendimin me “situatën shëndetësore në Francë”, shtyrjen e agjendës së planifikuar për datat 16 dhe 18 janar dhe ndeshjen në datën 19, përcjell GazetaBlic Sport.
“Duke pasur parasysh situatën shëndetësore në Francë, Paris Saint-Germain ka vendosur të ruajë shëndetin e stafit dhe lojtarëve të tij dhe të shtyjë turneun dimëror në Katar dhe ndeshjen miqësore në Riad”, tha klubi.
PSG thotë se datat e reja do të shpallen së shpejti.
/GazetaBlic Sport/


