Sporti

Empoli – Inter, formacionet zyrtare – Dy shqiptarë titullarë për skuadrën vendase

10/27/2021 19:53
nga:Mergim Rreci

Serie A vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 10 të sezonit të ri 2021/22.

“Nerazzurët” do të jenë mysafirë të Empolit, shkruan GazetaBlic Sport.

Interi do të kërkojë fitoren pas barazimit me Juventusin dhe njëkohësisht të vazhdojë rrugën drejt kreut të tabelës, sepse tashmë është 10 pikë prapa Milanit të vendit të parë.

Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli do të jenë titullarë tek skuadra e Empolit për këtë takim.

Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje që fillon në ora 20:45.

Empoli: Vicario; Stojanovic, Ismajli, Luperto, Parisi; Zurkowski, Ricci, Bandinelli; Bajrami; Cutrone, Pinamonti.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Dimarco; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez.

/GazetaBlic Sport/