Sporti

Yaya Toure është një hap larg për t’u bërë trajneri i ri i ekipit sllovak, Slovan Bratislava

06/02/2026 14:19
nga:L J

Legjenda e Manchester Cityt dhe Barcelonës, Yaya Toure, është në bisedime të avancuara për t’u bërë trajneri i ri i kampionëve sllovakë, SK Slovan Bratislava.

Një marrëveshje thuhet se është shumë afër, sipas gazetarit Matteo Moretto.

Yaya Toure, maestro i mesfushës nga Bregu i Fildishtë që dominoi Premier League me fuqinë, vizionin dhe golat e tij për Manchester Cityn, ka ndërtuar përvojën e tij si trajner vitet e fundit. Pasi vari këpucët në gozhdë, ai ka punuar si ndihmës trajner në klube si Standard Liège dhe me ekipin kombëtar të Arabisë Saudite.

Tani, duket se është gati për rolin e tij të parë të madh si trajner i parë, tek Slovan Bratislava!

/GazetaBlic Sport