Sporti

Yarmolenko sfidon Shqipërinë: Ukraina gati, i rikthejmë buzëqeshjen vendit tonë

09/04/2024 23:42
nga:Lorik J

Yarmolenko, lojtari i Ukrainës dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë, në Nations League.

“Pas EURO 2024, le të themi që atmosfera nuk ka qenë më e mira. Unë dëshiroja që të vazhdonim dhe të arrija më shumë në atë turne. Tani e ka radhën Liga e Kombeve. Ne po përgatitemi për Shqipërinë. Ata janë një kundërshtar i mirë, duhet t’i analizojmë, por më shumë duhet t’i japim vëmendje lojës tonë. Do të ndjekim udhëzimet e trajnerit dhe në këtë mënyrë jam i sigurt që do të kemi një rezultat pozitiv.

Ne e kuptojmë se pse kemi ardhur këtu. Ne përfaqësojmë një komb në të cilin ka luftë. Ne duhet t’u japim njerëzve të paktën disa emocione pozitive”, tha sulmuesi.

/balkanweb