Sporti

Yamal u bë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që arrin 100 fitore me ekipin katalanas

02/23/2026 11:36
nga:L J

Barcelona mposhti Levanten 3-0 në shtëpi në xhiron e 25-të të La Ligës.

Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez shënuan golat.

Një nga asistimet u dha nga mesfushori Lamine Yamal. Ai u bë lojtari më i ri në historinë e klubit që fiton 100 ndeshje për katalanasit.

Anësori e arriti këtë sukses në moshën 18 vjeç e 227 ditë. Ai i kaloi Bojan Krkic (20 vjeç e 136 ditë) dhe Lionel Messi (21 vjeç e 275 ditë).

/GazetaBlic Sport