Lamine Yamal ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Barcelonës kundër Leganes, të cilën katalanasit e humbën 0-1 dhe është në pikëpyetje për derbin kundër Atletico Madridit këtë fundjavë, raporton Mundo Deportivo.
Futbollisti 17-vjeçar ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë, duke përsëritur dëmtimin që pësoi muajin e kaluar.
Serioziteti i dëmtimit është ende i qartë dhe Yamal pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të shumta mjekësore sot për të sqaruar gjërat.
Megjithatë, ai po përjeton dhimbje të forta, të cilat mund të jenë problem.
Këtë sezon, Yamal luajti 20 ndeshje për Barçën në të gjitha garat, duke shënuar 6 gola dhe duke bërë 12 asistime.
/GazetaBlic Sport