Sporti

Yamal sfidon Francën: Askush nuk është mbi Spanjën

06/30/2026 20:31
nga:Mergim Rreci

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka dërguar një mesazh të fortë para përballjeve të ardhshme, duke theksuar se nuk e sheh Francën si një skuadër më të mirë se kombëtarja spanjolle.

“Franca nuk na ka mposhtur prej dy vitesh, ndaj nuk mund të konsiderohet më e mirë se ne. Ata janë në një nivel të shkëlqyer dhe kanë futbollistë fantastikë, por nuk mendoj se janë mbi askënd”, u shpreh Yamal.

19-vjeçari e mbylli deklaratën e tij me shumë besim te forca e “La Rojas”: “Për mua, nuk ka askënd mbi Spanjën.”

/GazetaBlic Sport/