Lamine Yamal luajti për herë të fundit për Barcelonën në fitoren 5-2 ndaj Red star në Ligën e Kampionëve më 6 nëntor dhe do të startojë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës ndaj Mallorcas.
Yamal humbi ndeshjet jashtë fushe të Real Sociedad dhe Celta në ligën spanjolle dhe ndeshjen në shtëpi kundër Brest në Champions League, duke ardhur nga pankina kundër Las Palmas, transmeton GazetaBlic Sport.
Lamine Yamal është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Hansi Flick dhe mungesa e tij ra në sy. Talenti 17-vjeçar e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, duke regjistruar gjashtë gola dhe tetë asistime në 17 ndeshje për Blaugranët.
/GazetaBlic Sport/