Barcelona pësoi humbje mbrëmë nga Athletic Billbao me rezultat 4-2 duke u eliminuar kështu nga “Copa del Rey”.
Edhe pse ishte realizator i Barcelonës, Lamine Yamal u fajësua për humbjen pasi shpërdoroi një rast të pastër për gol kur rezultati ishte 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kësaj talenti i Barcës reagoi në Instagram duke u kërkuar falje të gjithëve për gabimin e tij.
“Lamë gjithçka në fushë. Më vjen keq për gabimin. Duhet të vazhdojmë të punojmë. Nuk di zgjidhje tjetër”, tha ai.
?| Lamine Yamal on IG: “We left everything on the pitch. I’m sorry for the mistakes, Culés ?? We have to keep working, I don’t know any other way” pic.twitter.com/5CbMh0NFGQ
— BarçaTimes (@BarcaTimes) January 25, 2024
/GazetaBlic Sport/