Lamine Yamal u ka bërë thirrje tifozëve të Barcelonës të besojnë në një rikthim në Ligën e Kampionëve përpara ndeshjes së tyre të dytë çerekfinale kundër Atletico Madrid.
Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes të hënën, anësori 18-vjeçar u pyet se çfarë i jep besim dhomës së zhveshjes përpara përplasjes vendimtare.
“Epo, mendoj se jemi një ekip i ri, të gjithë jemi në formë dhe e kemi treguar këtë shumë herë,” tha Yamal.
“Dhe mendoj se ajo që kemi bërë gjatë gjithë sezonit është të luftojmë për këtë stemë dhe kemi një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në gjysmëfinale dhe nesër do të japim gjithçka që kemi.”
Barcelona hyn në ndeshje duke pasur nevojë të përmbysë një disavantazh të ndeshjes së parë, por morali është i lartë pas një fitoreje dominuese 4-1 ndaj Espanyol në fundjavë.
Ndeshja e parë me Atletico Madridin, u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të ekipit të Simeones.
/GazetaBlic Sport


