Sporti

Yamal afër rikthimit, synohet të jetë gati për duelin me PSG

09/23/2025 15:09
nga:Lorik J

Ylli i FC Barcelonas dhe lojtari i kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka ndërmarrë një hap të ri në procesin e tij të rikuperimit nga një dëmtim që e ka vuajtur prej disa javësh.

Barcelona njoftoi më 13 shtator se Yamal vuan nga një dëmtim në muskul, pa specifikuar kohëzgjatjen e saktë të mungesës së tij.

Sipas gazetës katalanase ‘Sport’, ylli spanjoll ishte sot në fushë për herë të parë që nga njoftimi i dëmtimit të tij, pasi stërviti me top.

Klubi katalanas nuk e ka specifikuar ende datën e saktë për rikthimin e lojtarit, por duket se lojtari i ri është shumë afër rikuperimit të plotë nga dëmtimi.

/GazetaBlic Sport