Sporti

David Luiz i jep fund aventurës tek Arsenal, do të largohet nga klubi anglez

05/14/2021 18:05
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi brazilian, David Luiz do të largohet nga Arsenal në fund të sezonit.

Arsenali nuk i kishte ofruar atij një zgjatje të kontratës edhe pse kuptohet që ai nuk do të kishte nënshkruar një të tillë, pasi kishte vendosur tashmë të largohej nga klubi, përcjell GazetaBlic.

Braziliani ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.