Lajme

Përfundon takimi i Vuciqit me Scholzin, Macronin e Melonin

10/26/2023 15:19
nga:N K

Përfundon takimi i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq, me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Blic.

Vuçiq u takua me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borell, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, si dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Paraprakisht, zyrtarët evropianë kanë zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili është larguar menjëherë pas takimit, pa dhënë deklarata për medie.