Sporti

Përfundojnë pjesët e para në Klinë e Mitrovicë, ja rezultatet pas 45 minutave

11/05/2022 13:52
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës.

Vetëm një gol është realizuar në takimet që po zhvillohen, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Klinë, Dukagjini është në avantazh me rezultat 1 me 0. Zulfiji shënoi golin e vetëm në minutat shtesë në pjesën e par.

Mysafirët kanë mbetur edhe me një lojtar më pak nga minuta e 36-të. Bleart Tolaj u përjashtua nga ndeshja.

Në Mitrovicë, Drenica u treguar shumë e rrezikshme në dy raste ndaj Trepçës 89, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Trepça 89 – Drenica 0:0

Dukagjini – Malisheva 1:0