Sporti

Jurgen Klopp iu dha çmimi më i lartë civil në Gjermani

10/02/2024 10:54
nga:Mergim Rreci

Jurgen Kloppit iu dha Urdhri Gjerman i Meritës, në shenjë mirënjohjeje për “imazhin pozitiv dhe përkushtimin ndaj vlerave të demokracisë”.

Trajneri 57-vjeçar, pa klub pasi u largua nga Liverpooli me vullnetin e tij të lirë, mori çmimin më të lartë civil në vend nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, transmeton GazetaBlic Sport.

Presidenca e justifikoi dorëzimin me përkushtimin e Klopp-it për demokracinë dhe se “i kishte udhëhequr ekipet e tij drejt fitoreve dhe titujve të panumërt, ndërkohë që suksesi dhe fama nuk e penguan kurrë që t’i kushtonte vëmendje çdo sportisti individual dhe t’i shihte ata si njerëz”.

“Në Liverpool, gjermani më i njohur në Mbretërinë e Bashkuar kontribuoi në mënyrë të vendosur në krijimin e një imazhi pozitiv të vendit tonë. Jurgen Klopp ka qenë gjithmonë i përkushtuar shoqëror”, deklaroi kreu i shtetit, në ceremoninë që u zhvillua në kështjellën Bellevue, në Berlin, ku nderoi 27 qytetarë të tjerë në Ditën e Unitetit Gjerman.