Euro2024

“Nuk doja të ofendoja italianët”, reagon mesfushori: E vërteta e deklaratës sime

06/27/2024 22:16
nga:Mergim Rreci

Remo Freuler, mesfushori zviceran i Bolognas në Serie A, ka dashur të sqarojë opinionin për deklaratën e tij përpara Itali-Zvicër, duel i raundit të 1/8-ve në Euro 2024. Takim i programuar për të shtunën (18:00) në “Olympiastadion” të Berlinit.

“Dëshiroj të sqaroj një deklaratë timen të interpretuar keq dhe në disa raste të raportuar keq. Në konferencën për shtypin më pyetën se çfarë mësoi kombëtarja e Zvicrës nga humbja 3-0 në Romë ndaj Italisë në vitin 2021 (Euro 2020).

Unë u përgjigja se mësuam shumë dhe më pas barazuam dy herë kundër Italisë në kualifikueset e Botërorit, duke u kualifikuar, ndryshe nga Italia që mbeti jashtë.

Dua të nënvizoj gjithashtu se nuk ka qenë kurrë qëllimi im të provokoj apo tallem me kombëtaren italiane. Kam respekt të madh për atë që ka bërë Italia në të kaluarën dhe për atë që po bën.

Unë e dua Italinë. Për mua, gruan time dhe gjithë familjen time, Italia është shndërruar në shtëpinë tonë të dytë.

Më vjen shumë keq që deklarata ime u pa nga shumë njerëz si një provokim apo një tallje“, theksoi 32-vjeçari, i cili e mbyll me një urim. “Shpresoj të zhvillohet një ndeshje e bukur“.