Lajme

Nikaj: PDK nuk voton asnjë kandidat për president pa marrëveshje apo diskutim paraprak

01/08/2026 22:16
nga:Genita C

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, ka deklaruar se PDK nuk do të votojë asnjë kandidat për president pa një marrëveshje apo diskutim politik paraprak.

“Edhe në vitin 2021, Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar të votojë vetëm për një kandidat të cilin e propozon z. Kurti pa një marrëveshje ose diskutim politik. Edhe kësaj radhe nuk ka asnjë arsye që ne, pa një diskutim politik apo dakordim, të shantazhohemi ose të kërcënohemi në votimin e cilitdo kandidat”, tha Nikaj në Klan Kosova.

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit ku Lëvizja Vetëvendosje mbi mbi 50% të votave, u qartësua se lehtësisht e formon qeverinë, porse nuk ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur edhe presidentin.